PARIS – Policia franceze ka ndaluar 12 persona në periferi të Parisit, të cilët dyshohet se kanë patur dijeni për atentatet terroriste të javës së kaluar. Mediat në Francë bëjnë të ditur se mes personave të shoqëruar është edhe bashkëpunëtori i ngushtë u Amedy Coulibaly, terroristit që mori peng dhjetëra persona në supermarketin “kosher”. Momentalisht nuk është publikuar emri i këtij bashkëpunëtori, që dyshohet se ka furnizuar terroristin me mjete logjistike. Sipas mediave lokale, bashkëpunëtori është zbuluar falë gjurmëve të gjetura në makinën me të cilën ka udhëtuar Coulibaly.
Ndërkohë policia franceze po merr në pyetje nëntë meshkuj dhe tre femra të dyshuar për “mbështetjen e mundshme logjistike” që i kanë ofruar sulmuesve. Bastisjet po vazhdojnë ende në lagjen Montrouge, ku Amed Coulibaly vrau një police javën e kaluar.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb