BELGJIKE – Policia në Belgjikë ka arrestuar të dyshuarin e nëntë në lidhje me sulmet terroriste të muajit të kaluar në Paris, ku humbën jetën 130 persona.

Prokurorët bënë të ditur se i arrestuari Abdoullah C është kontaktuar nga kushërira e të dyshuarit kryesor, Abdelhamid Abaaoud, pak pas sulmeve të 13 nëntorit. Abaaoud dhe kushërira e tij, Hasna Aitboulahcen, janë vrarë pesë ditë më vonë, kur policia ka bastisur apartamentin e tyre në një lagje pranë Parisit.

Abdoullah C raportohet se është arrestuar gjatë një operacioni në Bruksel.
Zëdhënësi i prokurorit belg ka thënë se disa thirrje telefonike janë bërë midis të dyshuarit dhe Hasna Aitboulahcenit pas sulmeve terroriste në Paris dhe përpara bastisjes së apartamentit në lagjen Saint Denis.

Sulmet në Paris kanë përfshirë shpërthime vetëvrasëse dhe të shtëna me armë zjarri në një sallë koncertesh, në një stadium futbolli dhe nëpër bare e restorante.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb