I dyshuari për sulmet në Paris, Salah Abdeslam, i cili u arrestua dje në Belgjikë, është akuzuar zyrtarisht nga autoritetet beleg.

Aktualisht, Abdeslam po bashkëpunon me policinë belge, por refuzon të ekstradohet në Francë.
Ai është qëlluar nga policia dje në gju gjatë arrestimit pas katër muajsh në arrati.

Sulmet e Parisit në nëntor lanë 130 persona të vrarë dhe dhjetra të plagosur, përgjegjësinë për të cilat e ka marrë ISIS.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: