SHBA

Dy sulme të njëpasnjëshme tronditen Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke lënë pas 30 të vdekur dhe disa të tjerë të plagosur. Ambasada amerikane në Tiranë ka shpërndarë në faqen e saj zyrtare një deklaratë të Shefit të Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump, i cili tha se ai së bashku me zonjën e parë po dhe do qëndrojnë gjithmonë në krahë të familjeve të prekura. Ai shton se dy sulmet vdekjeprurëse nuk do të harrohen kurrë.

Trump
Trump

“Zonja e parë dhe unë bashkohemi me të gjithë amerikanët në lutjet dhe pikëllimin për viktimat, familjet e tyre dhe të mbijetuarit. Ne do të jemi pranë tyre përgjithmonë. Ne nuk do të harrojmë kurrë”-thuhet mes tjerash në fjalën e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump. Sulmet vdekjeprurëse me 30 viktima që terrorizuan  SHBA janë dënuar ashpër edhe  nga politika shqiptare.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb