Kryeministri australian Anthony Albanese ka premtuar veprim të ashpër pas një sulmi me zjarr në një sinagogë në Melbourne.
Pamjet treguan një burrë duke hedhur lëng djegës në derën e sinagogës dhe duke ia vënë flakën. Rreth 20 persona që ishin duke darkuar brenda, u evakuuan pa lëndime.
Policia arrestoi Angelo Loras, 34 vjeç, dhe e akuzoi për zjarrvënie dhe rrezikim të jetës. Po hetohet nëse ky incident lidhet me një tjetër sulm ndaj një restoranti hebre në të njëjtën natë.

Agresorët në restorant hodhën karrige dhe brohoritën slogane kundër IDF-së. Disa persona u shoqëruan nga policia me pranga. Kryeministri tha se antisemitizmi nuk ka vend në Australi.
Qeveria ka emëruar një të dërguar special për luftimin e antisemitizmit. Gjithashtu janë miratuar ligje më të ashpra kundër krimeve të urrejtjes.