TURQI- Dy prej kamikazëve që sulmuan në aeroportin “Ataturk” në Stamboll këtë javë janë identifikuar si Rakim Bulgarov dhe Vadim Osmanov, bëhet e ditur përmes një burimi të prokurorisë së Stambollit, i cili ka preferuar të mbesë anonim.

Mediat turke bëjnë të ditur se burimi në fjalë nuk ka dhënë informacion të mëtejshëm rreth shtetësisë së tyre. Osmanov është identifikuar nga një fotokopje pasaporte që iu dha një agjenti në lagjen Fatih në Stamboll.

Sakaq, dy kamikazë janë identifikuar një ditë më parë si shtetas me kombësi të huaj nga Uzbekistani dhe Kirgistani. Nga sulmet e ditës së martë në aeroportin e Stambollit, 44 persona mbetën të vrarë ndërsa mbi 200 të tjerë mbetën të plagosur.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: