Është anuluar fluturimi i planifikuar nga aeroporti ndërkombëtar “Nënë Tereza” drejt aeroportit “Ataturk” në Stamboll për shkak të sulmeve terroriste në aeroportin turk mbrëmjen e djeshme.

Në faqen zyrtare të aeroportit njoftohet se fluturimi i planifikuar me Turkish Airlines në 09:25 është anuluar. Ende s’ka njoftim se kur do të kryhet ky fluturim, kjo për shkak të situatës së rënduar në Turqi. Ndërkohë që nuk ka njoftim as për fluturimin e parashikuar për në orën 20:00.

Fluturimet e tjera në Aeroportin e Tiranës po vijojnë normalisht. Një natë më parë një shpërthim i përgjakshëm u mori jetën 41 personave dhe 150 të tjerë u plagosën në aeroportin e Stambollit “Ataturk”. Sulmi dyshohet se është kryer nga ISIS përmes 3 kamikazëve që vranë me automatikë njerëz të pafajshëm dhe më pas shpërthyen bombat që kishin në trup.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: