Të enjten luhet përballja e dytë në grupet e Europa Ligës mes Fenerbaçes dhe Mancester United. Sfida e parë përfundoi në favor të Anglezëve që mundën thellë 4-1 turqit.

Pavarësisht çfarë do lloj rezultati kjo ndeshje ndjehet shumë nga të dy ekipet pasi I shoqëron një rivalitet që ka filluar prej shumë kohësh.

Në mbështetje të skuadrës së Mourinjos që udhëton drejt Stambollit do të jenë edhe mjaft tifoz që nuk duan kurrsesi ta lënë ekipin vetëm. Deri këtu në rregull, por sipas britanikes “The Sun” Mançesteri ka kërkuar që mbështetësit e saj të shoqërohen me eskortë drejt stadiumit “Sukru Saraçoglu”.

Arsyeja është sulmet terroriste që kohët e fundit janë të shumtë në Turqi. Më saktë në njoftim thuhet: “ngjarjet e kohëve të fundit në Stamboll janë shqetësuese për udhëtimin tonë atje.

Njoftojmë tifozët se para takimit ata duhet të mblidhen para sheshit “Taksim”. Që andej do të vendosim autobusë të ruajtur nga policë që do të bëjnë të mundur udhëtimin tonë në kushte të sigurta. Ky udhëtim do të zgjasë jo më shumë se një orë.”

Nëse diçka e tillë do të ndodhte atëherë do të ishte një goditje mjaft e madhe për futbollin por jo vetëm.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb