Presidenti francez, Emmanuel Macron ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me të gjithë liderët e përfshirë në çështjen e Ukrainës.

Macron gjithashtu do të takohet sot në Paris me presidenten e Komisionit Europian Ursula von der Leyen dhe kancelarin gjerman Olaf Solz, të cilët do të marrin në Samitin e Tryezës së Rrumbullakët Europiane për Industrinë.

Gjithashtu presidenti francez ka zhvilluar bisedime gjatë 24 orëve të fundit me presidentin e Moldavisë dhe të Gjeorgjisë. Bisedimet janë zhvilluar në kuadër të tensioneve Moskë-Kiev.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb