OKB ndodhet në krizë të thellë që nga fillimi i luftës në Ukrainë. Ende Moska nuk e ka shkatërruar atë plotësisht, por nuk dihet qartë, se si ky institucion do të bëhet sërish funksional ashtu siç duhet.

Ende pa ardhur data 24 shkurtit 2022 në Nju Jork, kur Këshilli i Sigurimit thirri një seancë urgjente. “Nga thellësia e zemrës”, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres i bën thirrje presidentit rus që të ndalë trupat e tij.

Por në kohën që Këshilli i Sigurimit konsultohet, Putini jep urdhrin e marshimit të tankeve. Më qartë nuk mund të tregohej, se sa pak e vlerëson Putini këtë instancë. Ambasadorja amerikane në KS, Linda Thomas-Greenfield u shpreh atëherë e tronditur. “Ekzaktësisht në kohën kur ne jemi ulur këtu për të kërkuar paqen, Putini po jep një deklaratë lufte – në injorim të plotë të përgjegjësisë së këtij Këshilli.”

“Do të dilte jashtë funksionit Këshilli i Sigurimit?”

Eksperti i OKB-së, Richard Gowan nga Instituti “Crisis Group” është i mendimit, se kriza më e madhe për OKB që pas luftës në Irak e ka çuar Këshillin e Sigurimit në kufirin e kolapsit. “Çdokush e dinte, që Rusia do të përdorte fuqinë e vetos në Këshillin e Sigurimit për të hedhur poshtë çdo kritikë kundër këtij agresioni”, thotë Gowan. “Por askush nuk e dinte, se çdo të ndodhte me diplomacinë e OKB-së. Dhe nëse Këshilli i Sigurimit do të dilte jashtë funksionit.”

Ambasadorja e SHBA pranë OKB-së Linda Thomas-GreenfieldAmbasadorja e SHBA pranë OKB-së Linda Thomas-Greenfield

Sistemi i Kombeve të Bashkuara u diskreditua. Kërkesat për një reformë të KS po bëhen gjithnjë e me zë më të lartë, edhe nga SHBA. Por nuk mund të bëhen më shumë, se deklarata, thotë Gowan. “E dinin të gjithë, se Këshilli i Sigurimit nuk mund ta përjashtonte Rusinë.” Ashtu si ai nuk mundi ta përjashtojë SHBA-në pas marshimit në Irak në vitin 2003.

Të paktën KS arriti të funksionojë përtej luftës në Ukrainë: që nga ndihma për njerëzit në Afganistan në angazhimin në Siri apo sanksionet për grupet e armatosura në Haiti. Në Ukrainë vetë punojnë organizata të OKB, si UNICEf-i apo ajo për refugjatët. Guterres vetë është arkitekti i marrëveshjes për drithërat mes Ukrainës dhe Rusisë.

Eksperti Richard Gowan thotë, se është interesante të vërehet, se Rusia e ka shmangur ta minojë komplet OKB. “Kjo tregon, se Moska do ta mbajë OKB të hapur si kanal për të biseduar me perëndimin.”

Stamboll - Anije me drithëra nga Ukraina presin të kalojnë Bosforin, 31 tetor 2022Stamboll – Anije me drithëra nga Ukraina presin të kalojnë Bosforin, 31 tetor 2022

Në mes të fronteve të një Lufte të re të Ftohtë

Më 2 mars Asambleja e Përgjithshme e OKB-së dënoi me shumicë sulmin rus në Ukrainë. Një moment emocional për shumë vetë në sallë, që nxorrën celularët të filmonin një ngjarje të tillë. Por më shumë se sinjale morale nuk u dërguan nga Asambleja. Moska përpiqet edhe këtu që ta përçajë këtë aleancë.

Shumë vende afrikane dhe aziatike që janë të varura nga Rusia, ndjehen të futura në mes të fronteve të një Luftë të re të Ftohtë, thekson kreu i Programit të Zhvillimit të OKB-së, Achim Steiner. “Kudo që hedhim sytë në radarin gjeopolitik, kjo luftë ose ka krijuar më shumë skepticizëm ose ka zgjuar plagët e vjetra. Kjo luftë shkatërron pikërisht atë që kemi nevojë në këtë moment të historisë. aftësinë si kombe, si bashkësi ndërkombëtare për të vepruar së bashku. E kundërta ndodh këtë moment.”

Shefi i UNDP, Achim Steiner Shefi i UNDP, Achim Steiner

Në rast shkallëzimi fundoset diplomacia e OKB-së

Vitin e ardhshëm shumë gjëra do të varen nga ajo, nëse fuqitë botërore do të kontribuojnë që Kombet e Bashkuara të bëhen sërish platforma, ku të gjendet zgjidhja për këtë konflikt. Steiner thekson rrezikun e një “vakuumi”, që krijohet, kur blloqet politike dhe palët në luftime nuk mund apo nuk duan të negociojnë me njëra-tjetrën.kjo situatë duhet të marrë fund. I këtij mendimi është edhe eksperti i OKB-së, Richard Gowan.

Nëse lutimet do merrnin fund me një përfundim të pranueshëm për Ukrainën, bashkësia ndërkombëtare mund të marrë sërish një rol të fortë. “OKB mund të luajë rol për rindërtimin, të vëzhgojë tërheqjen e trupave ruse  dhe Këshilli i Sigurimit mund të miratojë rezolutat për formësimin e një marrëveshjeje të paqes.”

Por në rast se luftimet shkallëzohen dhe Putin përdor armë nukleare, atëherë rrezikon që diplomacia e OKB-së të heshtë përfundimisht, është i mendimit Gowan. Sepse atëherë askush nuk do më të flasë më rusët./DW/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: