Firma shtetërore e energjisë bërthamore në Ukrainë, Energoatom ka konfirmuar se gjithsej tre termocentrale bërthamore janë detyruar të fiken për shkak të sulmeve ruse në vend.

Kompania tha në një deklaratë se “për shkak të një rënie të frekuencës në sistemin energjetik të Ukrainës” mbrojtja emergjente u aktivizua në termocentralet bërthamore Rivne, Pivdennoukrainsk dhe Khmelnytskyi.

“Aktualisht, njësitë e energjisë punojnë në modalitetin e projektit, pagjenerim në sistemin e brendshëm të energjisë,” tha Energoatom, ndërsa raportohet se ndërkohë, i gjithë rajoni i Kievit ka qenë pa energji elektrike ditën e sotme pasi sulmet ajrore ruse dëmtuan infrastrukturën kritike, tha Oleksii Kuleba, kreu i administratës ushtarake rajonale.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: