Sekretarja e Brendshme e Mbretërisë së Bashkuar Piti Patel, ka njoftuar se po punohet për një tjetër skemë vizash që do të lejojë më shumë refugjatë ukrainas që kërkojnë azil në Britani.

Ndërkohë që nga fillimi i javës dhjetëra ukrainas pa viza kanë mbërritur në Calais, në Francë  për t’u drejtuar në Mbretërinë e Bashkuar.

Autoritetet njoftuan se shërbimet shtetërore janë mobilizuar plotësisht për të mbështetur çdo qytetar.

Gjithashtu autoritetet franceze në Calais kanë lëshuar një numër telefoni që do t’i lejojë ukrainasit në Calais të cilët dëshirojnë të arrijnë në MB për të marrë një takim me oficerët britanikë të imigracionit në Portin Francez.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: