Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët ka parashikuar se 4 milionë njerëz mund të largohen nga Ukraina drejt vendeve të tjera në rast se situata përshkallëzohet më tej, raporton Reuters.

Ndërkohë Unicef , tha se po forcon kapacitetin e tij për të ndihmuar refugjatët ukrainas në Moldavi, Rumani dhe Poloni , po ashtu edhe në Hungari dhe Slloveni.

Zyra e Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut denoncoi arrestimin e rreth 1,800 protestuesve , të cilët dolën kundër luftës në Rusi dhe bëri thirrje për lirimin e atyre që mbahen në mënyrë të paligjshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb