Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç ka bërë të ditur sot se ushtria kroate ka ngritur nivelin e gatishmërisë për shkak të situatës në Ukrainë.

“Ushtria kroate ka ngritur nivelin e gatishmërisë duke pasur parasysh rrethanat globale. Ne po i kushtojmë vëmendje të veçantë të gjitha zhvillimeve në fqinjësinë tonë, Europën Juglindore. Nuk do të donim asnjë destabilizimin e situatës në asnjë nga vendet tona fqinje”, tha ai.

Ai gjithashtu shtoi se Kroacia ishte shumë e angazhuar, politikisht dhe diplomatikisht në krizën aktuale mes Rusisë dhe Ukrainës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb