Biseda në emisionin ‘Pikat mbi i’‘News24’ mes analistëve Arur Zheji dhe Fatos Lubonja u fokusua edhe në luftën në Ukrainë .
Prej 12 ditësh Rusia nuk i ka ndalur sulmet ndaj Ukrainës, ndërsa qindra mijëra qytetarë janë përpjekur të largohen vendi për të shpëtuar jetën.

Lubonja u shpreh se zgjidhja nuk mund të ishte lufta .

Ndërkohë Zheji shtoi Ukraina ka dhënë një leksion të madh, pavarësisht humbjes së viktimave vijon rezistencën duke treguar se është një popull që nuk nënshtrohet.

Zheji: Ka raste kur hipokrizia dhe pamjaftueshmëria e ndërhyrjes për të ndaluar dorën e një diktatori. Kanë vdekur qindra fëmijë . llogaritet që mbi 700 mln euro në ditë kushton gazi apo nafta ruse që perëndimi vijon ta blejë. Kodi SWIFT është i lirë që të mos krijojë bllokim energjetik në Europa…Pra vazhdon dhe blihet gazi rus. Konflikti i vërtetë ka vijuar shumë më herët. Ne shohim një shkallëzim të goditjes së civilëve ditët e fundit dhe në mënyrë hipokrite hapen korridore humanitare. Ideja është që ata duan territore dhe sa më pak popullsi që nuk pranon pushtimin. Ka shumë raste që të rinj dhe burra çojnë Nga Ukraina del një leksion i madh që pavarësisht viktimave , një popull kur nuk e njeh aktin e nënshtrimit nuk nënshtrohet. Vokacioni i shumicës së ukrainasve e shohim tre refugjatët, te popullsia, është vendosmëria për të qëndruar. Ata kanë arsye të thellë për të mos kapitulluar. Jam dakord që negociatat mund të jenë një zgjidhje, por ato kanë dështuar. Kishim bisedën e ministrit Izraelit që mori 200 fëmijë pa prindër me origjinë izraelite. Kemi edhe Erdogan që nuk i bashkohet sanksioneve, kemi Kinën që nuk bashkohet, Indinë që nuk i bashkohet. Në shumicën e vendeve që nuk do të marrin sanksione janë vende me probleme në brendësinë e tyre. Nuk është për t’u nënvlerësuar ajo që thotë Zelensky që po luftojmë përballë dy sistemeve. Mos harrojmë që në Shën Petërsburg janë gjithsej 10 mijë të arrestuar që janë kundër luftës. Ata kanë një lider opozite që është në burg me 2 e gjysmë. Shpresa është që oligarkët të braktisin Putinin sepse humbasin shumë para. Ky është pikësynimi kryesor i perëndimit, duke bllokuar jahte, vila. Dihet që ai është mbështetja e fortë e Putinit. Putini këtë çështjen e bombës bërthamore e ka më së shumti blof. Flitet që Putini vuan nga një sëmundje e rëndë dhe atë shoën që dha me stjuardesën ishte montazh. Cilat janë kushtet e të mos bërit luftë nga njëra anë. Ata po ndeshen me një nga ushtritë më të forta në botë. ”, tha Zheji.

Lubonja: Putini thellë thellë nuk do të ndryshojë pushteti i tij dhe një nga arsyet është kjo. Pra SHBA duke futur qeveri demokratike ka vrarë me një gurë dy zogj, ka krijuar zona të aleancave të veta. Këtu bëhet fjalë për luftë. Duhet të mësohet nga historia dhe SHBA nuk ka mësuar as herë të tjera, si Lufta e Ftohtë. Bashkimi Sovjetik ka qenë më i rrezikshëm se sa Rusia. E para ishte më e madhe, e dyta kishte pas vetes shtetet socialiste. Ka qenë më e suksesshme se sa një luftë e nxehtë që mund të shkaktonte ndeshja e dy fuqive bërthamore. Ai mund të vdesë nesër dhe ai mund të përmbysë dhe botën me veten. Duhet më maturi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb