Lideri i AAK-së Ramush Haradinaj, me anë të një postimi në “Facebook”, ka komentuar sulmin terrorist në Nisë të Francës.

Haradinaj shprehet se ndihet i tronditur nga sulmi, kurse shton se populli i Kosovës ndan dhimbjen me popullin francez.

“I tronditur me sulmet terroriste në Francë. Në këto momente të vështira, qytetarët dhe populli i Republikës së Kosovës, ndajnë dhembjen me popullin francez.

Franca i ka dhënë pafundësisht shumë qytetërimit dhe lirisë, andaj ekstremizmi dhe terrorizmi, nuk mund ta sfidojnë Francën dhe as vlerat që ajo përfaqëson”, shkruan Haradinaj.

(d.xh/ balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb