FRANCA

Franca është zgjuar nën siguri maskimale pas sulmeve të djeshme terroriste në Nice ku u vranë 3 qytetarë.

Ditët e fundit Franca është goditur rëndë nga sulmet terroriste, kryesisht nga persona ekstremistë islamikë që kanë vrarë një mësues Samuel Patty dhe dje 3 qytetarët afër bazilikës së Notre-Dame në Nice.

Pikërisht dje në mbrëmje qytetarë nuk denjuan të kryejnë homazhe për viktimat në Nice  duke çuar lule tek bazilika e Notre-Dame.

Për më tepër pas urdhërit të Macron për të dyfishuar vigjilencën ushtarake në vend, forca të shumta sigurie janë parë në çdo objekt kulti dhe shkolla në qytetet franceze. Po ashtu Ministri i Brendshëm, Gérald Darmanin deklaron se Franca duhet të jetë e përgatitur pasi ngjarje të tilla të tmerrshme do ketë përsëri pasi sipas tij, armiku ndodhet brenda dhe jashtë.

“Ne jemi në një luftë kundër një armiku që është brenda dhe jashtë,.Ne duhet të kuptojmë se ka pasur dhe do të ketë ngjarje të tjera të tilla si këto sulme të tmerrshme.”- tha Darmanin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb