BELGJIKE- Mes të akuzuarve për sulmet terroriste në Paris gjatë vitit të kaluar janë shtuar edhe dy persona. Mësohet se Prokurorët në Belgjikë ka nisur hetimet në lidhje me këta dy persona, të cilët dyshohet se janë implikuar në ngjarjen që shkaktoi 130 viktima.

Zyrtarët kanë thënë përmes një komunikate të 12 janarit se një nga të dyshuarit i identifikuar si Farid K. akuzohet me “pjesëmarrje në aktivitete të grupit terrorist” si dhe me akuzën që kanë të bëjë me falsifikim të dokumenteve. Ai po mbahet në paraburgim. Një tjetër person i identifikuar si Meryem E.B. është akuzuar me përdorimin dhe prodhimin e dokumentacionit false, ndërsa ky person është liruar nën kushte “të rrepta”.

Sipas komunikatës, të dy të akuzuarit akuzohen se kanë ofruar dokumentacion të rremë për Khalid El Bakraoi, i cili më pas i ka përdorur ato “në përgatitje të sulmeve të Parisit”. Bakraoui e ka hedhur vetën në erë në një stacion metroje të Brukselit në mars të vitit 2016 si pjesë të një sulmi ku u vranë 32 persona dhe u lënduar mbi 300 të tjerë. Rreth 20 persona janë arrestuar në Belgjikë në lidhje me sulmet në Paris dhe Bruksel, të cilat autoritetet besojnë se janë kryer nga i njëjti grup i personave. Grupi ekstremist, Shteti Islamik e ka marrë përgjegjësinë për të dy sulmet.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb