JERUSALEM – Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu u kërkoi sot hebrenjve evropianë të vendosen në Izrael pas një prej atentateve në Kopenhagen, kundër sinagogës kryesore në kryeqytetin danez, ku si pasojë humbi jetën një hebre.

Duke iu drejtuar hebrenjve evropianë, Benjamin Netanjahu theksoi në një komunikatë: “Izraeli është vatra juaj. Ne jemi përgatitur për të pritur një imigracion në masë nga Evropa.

“Të gjithëve hebrenjve të Evropës, ju them se Izraeli ju pret me krahëhapur”, shtoi kryeministri.

“Sërish terrorizmi nga islami ekstremist ka goditur Evropën. Përsëri një hebre evropian u vra sepse ishte hebre dhe ky lloj atentati pritet të ndodhë sërish”, paralajmëroi kryeministri.

Benjamin Netanjahu theksoi përveç të tjerave do të miratojë një plan për inkurajimin e imigracionit të hebrenjve të Francës, Belgjikës dhe Ukrainës me një shumë prej 45 milionë dollarësh.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: