Presidenti afgan, Ashraf Ghani ka premtuar se do të marrë masa për të parandaluar numrin e viktimave në luftën kundër militantëve, një ditë pasi të paktën 30 civilë janë vrarë si pasojë e një sulmi me dron në provicën Nangarhar.

Ghani ka thënë më 20 shtator se ai prezantuar një varg masash për të ndalur bastisjet gjatë natës dhe sulmet ndaj njerëzve të pafajshëm. Ai i ka bërë këto zotime gjatë një fjalimi në Jalalabad, kryeqytetin e provincës, Nangarhar, para zgjedhjeve presidenciale të 28 shtatorit, raporton Rel.

Një sulm me dron më 19 shtator në këtë provincë ka lënë të vdekur të pakën 30 persona dhe ka plagosur 40 të tjerë. Ministria afgane e Mbrojtjes dhe një zëdhënës i ushtrisë amerikane kanë konfirmuar sulmin.

Sulmet, që kanë ardhur pas anulimit të negociatave për paqe në mes të Uashingtonit dhe militantëve, kanë ndodhur në ditën kur i dërguari i posaçëm amerikan për bisedimet e paqes, Zalmay Khalilzad, ka njoftuar ligjvënësit amerikanë lidhur me bisedimet që ka zhvilluar me talibanët. /Rel/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb