Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin ukrainas të Severodonetskut. Pas një sulmi mbi një fabrikë kimike, ka pasur me shpërndarjet e tymrave kimike në ajër.

Guvernatori rajonal i Luhanskut, Serhiy Haidai ka bërë me dije se dyshohet se ngjarja ka ndodhur nga një sulm ajror nga ushtria ruse.
“Kishte një sulm ajror në fabrikën kimike në Severodonetsk, i cili goditi rezervuarin me mbetjet e acidit nitrik”, ka sqaruar ai.

Haidai tha për BBC se tymrat toksikë u lëshuan në ajër dhe se bazuar në një rrjedhje të mëparshme kimike, ai parashikon se kjo mund të paraqesë një rrezik për qytetarët të cilët janë në një rreze deri në 400 metra nga shpërthimi.

“Jashtë atij diapazoni, njerëzit mund të pësojnë thjeshtë një irritim të syve. Për momentin nuk ka asnjë mundësi për të evakuuar asnjë nga 15,000 banorët që kanë mbetur në Severodonetsk, pasi qyteti është nën sulm të vazhdueshëm nga rusët. Ata nuk ofrojnë korridore humanitare. 70-80 për qind e qytetit kontrollohet nga ushtria ruse. Qyteti fqinj i Lysychansk është nën kontrollin e plotë të Ukrainës”, është shprehur ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb