Në një lidhje të drejtpërdrejtë në News24 ishte i ftuar analisti Ben Andoni i cili ka komentuar sulmin amerikan ndaj objekteve bërthamore të Iranit të ndodhur mëngjesin e sotëm.
Sipas tij sulmi i SHBA-së ishte një vendim i papritur. Sipas tij presidenti amerikan me lëvizjen e tij të fundit e ka vendosur botën në një ngërç dhe se do të ketë edhe pasojat e saj.
Më tej Andoni shtoi se Organizata e Kombeve të Bashkuara mund të ndërhynin, por funksionojnë si de fakto dhe jo si de jure.
“Sulmi i ShBA ishte një vendim i papritur. Aksione të tilla me protokoll duhet të marrin miratimin nga kongresi amerikan. Besoj se presidenti amerikan e ka vendosur botën në një ngërç të cilën duhet të shikojmë se çfarë do të ndodhë orët në vazhdim dhe pasojat e saj. Them se nuk duhet të ndërhyjmë në cilëdo luftë me të cilën nuk përshtatet me politikën tënde.
Aktualisht mund të ketë 2 skenare si e para kur njerëzit të dorëzohen dhe e dyta mund të krjohen edhe protesta. Do të duhet kohë që regjimi i Iranit të zëvëndësohet. Aktualisht është një moment shumë i vështirë për të gjithë botën. Netanyahu ishte ai i cili e përshkallëzoi sulmin , i cili është akuzuar për sulme kundrejt njerzëzimit. OKB mund të ndërhynte, por besoj se na presin situata të vështira pasi ata e kanë humbur fuqinë dhe fuksionojnë de fakto dhe jo de jure”, tha ai
Gjatë fjalës së tij, analisti Andoni theksoi se konflikti Iran-Izrael mund të bëjë të mundur që disa luftëra të vogla mund të shpërthejnë dhe se bota duhet të reflektojë pasi mund të përballemi drejt një shpërthimi nuklear.
“Do të duhet kohë që regjimi i Iranit të zëvëndësohet. Aktualisht është një moment shumë i vështirë për të gjithë botën. Netanyahu ishte ai i cili e përshkallëzoi sulmin , i cili është akuzuar për sulme kundrejt njerzëzimit. OKB mund të ndërhynte, por besoj se na presin situata të vështira pasi ata e kanë humbur fuqinë dhe fuksionojnë de fakto dhe jo de jure. Këto situata mund të bëjnë që disa luftra të vogla mund të shpërthejnë si Azerbajxhani dhe një lëvizja e Kinës në Lindjen e Largët. Bota duhet të refkletojë pasi mund të jemi drejt një shpërthimi nukleaer”, përfundoi Andoni
(BalkanWeb)