Inter ka fituar me përmbysje në transfertën e Sassuolos. Zikaltërit marrin 3 pikë të vyera që e ngjitin në vendin e dytë të klasifikimit në Seria A.

Fillimisht ishin vendasit që kaluan në avantazh me penalltinë e Berardit. Më pas Dzeko në pjesën e dytë barazoi shifrat kurse Lautaro Martinez shënoi golin e fitores.

Dzeko shënoi sërish, por goli iu anulua nga VAR për pozicion jashtë loje. Gjithsesi mjaftoi nga një gol i udhëheqëve të sulmit zikaltër që Inter të dalë me 3 pikë nga Mapei Stadium.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb