Persona të armatosur tentuan të vrisnin kryeministrin e Haitit, Ariel Henry. Ndërsa së fundmi zyrtarë në Haiti kanë deklaruar se kryeministri i mbijetoi tentativës së vrasjes.
Ngjarja ndodhi të shtunë gjatë ceremonisë së përvjetorit të pavarësisë së vendit, që po zhvillohej në Gonaives.
Sulmi është një goditje tjetër për administratën e udhëhequr Henry, i cili u bë kreu i shtetit në detyrë i Haitit dy javë pasi Moïse u vra.
Rrethanat e atentatit, që besohet se është kryer nga një grup mercenarësh, janë ende të paqarta. Ndërkohë një person mbeti i vrarë dhe dy të tjerë u plagosën gjatë përleshjes së personave të armatosur dhe forcave të sigurisë.
Situata e sigurisë në vend është përkeqësuar ndjeshëm që nga vrasja e presidentit Jovenel Moïse korrikun e kaluar.
(BalkanWeb)