Sulmi i Iranit mbi bazat amerikane në Irak është dënuar nga liderët europianë dhe kreu i NATO-s. Franca ka kërkuar ndalimin e ciklit të dhunës.

“Dënojmë sulmet e drejtuara sonte nga Irani në Irak kundër vendqëndrimeve të koalicionit anti-Isis”, ka thënë ministri i Jashtëm francez Jean-Yves Le Drian.

Ai konfirmon solidaritetin e tij me aleatët dhe partnerët e koalicionit, si dhe lidhjen e tij me sovranitetin dhe sigurinë e Irakut.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg “dënoi sulmin me raketa iraniane kundër koalicionit dhe forcave amerikane në Irak”.
Në një ‘twitter’ ai tha se “NATO fton Iranin të përmbahet nga dhuna e mëtejshme. Aleatët vazhdojnë të këshillohen dhe të qëndrojnë të përkushtuar për misionin tonë trajnues në Irak”.

Ministri i Jashtëm italian Luigi Di Maio tha se n dënojmë sulmin e Iranit duke e cilësuar një akt të rëndë
“Po ndjekim zhvillimet e fundit me shqetësim dhe dënojmë sulmin nga Teherani. Ky është një akt serioz që rrit tensionin në një kontekst tashmë kritik dhe shumë delikat, u shpreh Di Maio.

Ndërkohë pritet në ditët në vijim një takim i përfaqësuesve të lartë të lëvizjeve politike dhe grupeve të armatosura pro-iraniane të shpërndara në Lindjen e Mesme në Teheran të angazhuar për të kundërshtuar “okupimin amerikan në rajon”. Kështu deklaruan burime pranë Hezbollahut libanez.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: