TIRANË

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta deklaron se sulmi i paligjshëm dhe brutal i regjimit hajdut kundër Prestige Resort është një akt terrorist ndaj lirisë dhe mediave dhe akt kriminal, që sipas tij synon të tërheqë vëmendjen nga një skandal shumë i rëndë.

Ai thekson se në këtë skandal është përfshirë qartësisht qeveria shqiptare dhe dyshohet të jetë pjesë edhe vëllai i Edi Ramës.

Bëhet fjalë për mashtrimin e 200 mijë europianëve eme kriptomonedhat në vlerën 2.4 mld euro.
Por Meta deklaron më tej se banditizmi i Ramës te Prestige Resort nuk mund të mbulojë kurrë vjedhjet e shekullit.

POSTIMI I PLOTË
Sulmi i paligjshëm dhe brutal i regjimit hajdut dhe skizofrenik kundër “Prestige Resort” është jo vetëm një akt terrorist ndaj lirisë të mediave, por edhe një akt kriminal nëpërmjet të cilit synohet të tërhiqet vëmendja nga një tjetër skandal shumë i rëndë i bërë së fundmi publik ku është përfshirë qartësisht qeveria shqiptare dhe ku dyshohet të jetë pjesë edhe vëllai i Edi Ramës, lidhur me mashtrimin e rreth 200 mijë europianëve me kriptomonedha në vlerë 2.4 miliard euro.

Banditizmi i Edi Ramës tek “Prestige Resort” nuk mund të mbulojë kurrë vjedhjet e shekullit dhe skenat e krimit që janë tek inceneratorët, Porti i Durrësit, koncensionet korruptive, PPP-të dhe tenderat sekretë që po vjedhin pamëshirë shqiptarët çdo ditë.

Llogaridhënies para drejtësisë dhe popullit shqiptar Edi Rama nuk do t’i shpëtojë dot kurrë!

Meta Fb
Meta Fb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb