Britania e Madhe siguron se s’ka asnjë viktimë nga radhët e saj pas shpërthimit në aeroportin e Kabulit. Sulmi kamikaze ndodhi pikërisht në portën Abbey që mbrohet nga trupat britanike dhe afër Baron Hotel ku ishin stacionuar këto trupa.

Deri më tani autoritetet britanike sigurojnë se nuk janë dëmtuar, por paralajmërojnë se është ende herët për konkluzione.

Ndërkohë dyshues është pretendimi që ngre ministry i mbrojtjes së Turqisë që thotë se ka pasur dy shpërthime jashtë aeroportit të Kabulit dhe jo vetëm një.

Një shpërthim është konfirmuar tashmë, por i dyti jo teksa nuk dihet ende numri i të plagosurve apo viktimave.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb