TIRANË

Deputeti i PD-së Dashnor Sula shprehet pro urdhrit të prokurorisë për të ndaluar publikimin e materialeve që janë nxjerrë nga hakerat.

Sula shkruan se kyeministri Edi Rama ka gënjyer shqiptarët dhe se i detyrohet këtij populli një sqarim.

POSTIMI I PLOTË
Të mos bëjmë gabimin që bëri pushteti.
?Solidarizohem plotësisht me vendimin e Prokurorisë për të mos publikuar materialet që janë nxjerrë nga hakerat. Mes atyre e-maileve mund të ketë të dhëna shumë sensitive/sekrete që nuk duhet të dalin në opinionin publik, ndaj ne si qytetarë, mediat duhet të mos bëjmë gabimin që bëri qeveria duke e lënë “Han me porta të hapura” sistemet kibernetike Shqiptare.
• Ndërsa ne duhet të tregohemi të mirëkuptuar të mos kontribuojmë në daljen e sekretit shtetëror, organi i akuzës duhet të nis menjëherë hetimet dhe të vendos para përgjegjësisë të gjithë personat që kanë lidhje me sigurinë kibernetike. Janë afro 200 milionë euro të shpenzuara për sistemin kibernetik, për sigurinë e tyre.
• Kryeministri Edi Rama në konferencën e ditës së shtunë duket se ka gënjyer shqiptarët kur tha se hakerat nuk kanë mundur të vjedhin informacione të rëndësishme. Kjo që ndodhi sot tregoi krejt të kundërtën, ndaj kreu i mazhorancës i detyrohet këtij populli të jap një sqarim dhe në vend t’i gënjejë nga mëngjesi deri në darkë duhet t’i tregoj rreziqet nëse ka. Vetëm duke njohur rreziqet mund të mbrohet gjithkush.
• 200 milionë euro që kanë dalë nga xhepat e shqiptarëve për sistemin kibernetik nuk mund të hidhen në kosh të plehrave kaq kollaj. Hakerat kanë sulmuar edhe Kosovën e Maqedoninë e Veriut, por deri më tani ka rezultuar se sistemi i tyre mbrojtës është shumë herë më i mirë se i yni. Ndaj lipset një hetim i thellë dhe transparencë ndaj publikut.

Dash Sula Fb
Dash Sula Fb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb