Rikthehet sistemi TIMS në pikën doganore të Muriqanit në Shkodër që lidh Shqipërinë me Malin e Zi. Lajmi bëhet i ditur për BalkanWeb nga gazetari Senad Nikshiqi.

Ndërkohë në pikën doganore të Hanit të Hotit në vijon ende qe të jetë jashtë funksionit dhe hyrjet e daljet shënohen në regjistër ashtu si një ditë më parë.

Mësohet se tekniket janë duke punuar edhe në doganën e Hanit të Hotit për rikthimin e sistemit TIMS. Kujtojmë se më 9 shtator sistemi TIMS u godit nga një sulm kibernetik, që pas të cilit thuhet se është Irani.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb