Shqipëria është bërë sërish objekt i një sulmi kibernetik, ndërkohë që shënjestër këtë radhë ka qenë sistemi TIMS.

Gazetarja Klodiana Lala bën me dije për News24 dhe BalkanWeb se sulmi ka ndodhur në mesnatë në Rinas, ndërsa të dhënat e para tregojnë se shumë nga të dhënat e sistemit TIMS janë marrë.

Gazetarja Lala ka siguruar edhe logon e cila është shfaqur në kompjuterat të cilat kanë qenë funksionale gjatë sulmit të mbrëmshëm.

Sulmi Logoja
Sulmi Logoja

Lajmi i sulmit kibernetik u bw fillimisht i ditur nga kryemistri Edi Rama, i cili u shpreh se janë të njëjtët agresorë, pra nga Irani dhe se po punohet me aleatët për t’i bërë të papenetrueshme sistemet tona digjitale.

“Një tjetër sulm kibernetik nga të njëjtët agresorë, tanimë të ekspozuar dhe dënuar prej vendeve aleate e mike të Shqipërisë, është shënuar mbrëmë mbi sistemin TIMS! Ndërkohë vazhdojmë punojmë përditë pa orar me aleatët për t’i bërë të papenetrueshme sistemet tona digjitale”, shkruan Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb