Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka reaguar sërish për sulmin kibernetik ndaj sistemit TIMS në vendin tonë.

Ai ka publikuar pamje nga aeroporti i Rinasit, Nënë Tereza, ku thekson se sistemi TIMS është në punë 100%.

“Live nga Rinasi. Ky është sistemi i portave elektronike (e-gate). E-gate nuk ka si punon pa TIMS dhe TIMS është 100% në punë qysh prej kur njoftuam publikisht.
Të tjerat janë dizinformim i qëllimshëm ose nga përtacia po njësoj i dëmshëm për publikun”, pohon ministri.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb