TIRANË

Rreth 90 minuta pas sulmit me pesë të plagosur në xhaminë tek “Rruga e Kavajës” në vendin e ngjarjes ka mbërritur dhe drejtori i Antiterrorit Gledis Nano.

Gazetarja Dorjana Bezat raportoi për “BalkanWeb” se krimi po hetohet nga antiterrori për shkak të vendit ku ndodhi, një objekt kulti dhe në ditë të shenjta për besimtarët myslimanë që kanë hyrë prej 1 jave në muajin e Ramazanit. Nuk dihet ende motivet që e shtynë 34-vjeçarin Rudolf Nikolli drejt këtij akti i rëndë, ndërsa dyshohet se ai ka probleme të shëndetit mendor.

Ndërkohë që Nikolli rezulton me precedentë penalë dhe ishte në kërkim nga policia pas një plagosje të ndodhur më 11 mars tek terminali i autobusëve dhe më herë për dhunë në familje.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: