SHBA

Hetimi në SHBA vijon të zbardhë detaje nga sulmi me 8 viktima në qendrën e masazheve në shtetin e Georgias.

Zyrtarët amerikanë thonë se është ende herët për t’u thënë nëse sulmi ishte i motivuar nga racizmi, pasi ndër viktimat ishin 6 gra aziatike.

Është konfirmuar se agresori kishte varësi ndaj seksit dhe ishte klient i rregullt në këtë qendër.

Po ashtu janë identifikuar dhe 4 nga 8 viktimat, emrat e të cilëve janë Ashley Yaun, Paul Andre Michels, Xiaojie Yan, Daoyou Feng, Elcias R Hernandez-Ortiz.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb