Top Channel u sulmua mesnatën e së dielës, ku persona që ende nuk janë identifikuar nga policia, qëlluan me breshëri plumbash drejt televizionit kombëtar, duke lënë të vdekur rojen e sigurisë Pal Kola, 60 vjeç.

Në nder të Pal Kolës, i cili fatkeqësisht mbeti viktimë e sulmit kriminal, sonte nuk do të ketë spektakël në “Big Brother”, pasi trishtimi ka pllakosur në televizionin që prej mesnatës të së dielës.

Arbana Osmani ka ndarë lajmin e trishtë me banorët në mënyrë që edhe ata të vendosin, nëse duan ta vijojnë këtë rrugëtim, apo ta ndërpresin.

Banorëve u është lënë kohë që të mendojnë nëse do të duan ta vijojnë këtë garë. Sakaq spektakli është mbyllur për mbrëmjen e sotme.

Kujtojmë që mesnatën e së dielës, Qetsori dhe Kristi i dëgjuan të shtënat e automatikëve, pasi ishin në oborr.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: