SHBA – Pamje tmerruese janë publikuar nga sulmi i 19-vjeçarit me armë në një shkollë në Florida.

Pas pamjeve ku dukeshin trupa të shtrirë të mbuluar me gjak, të tjera pamje të frikshme me momentin kur nxënësit në një klasë ngrenë duart lart në panik janë publikuar nga Daily Mail.

Nxënësit në shkollën “Stoneman Douglas” ngrenë duart lart në momentin kur agjentët e SWAT hyjnë në klasë për të kontrolluar për agresorin Nikolas Cruz, i cili vrau 17 persona.

Pamjet janë filmuar me celularin e një nxënësje, ku gjithashtu duket një trup i shtrirë në një pellg gjaku.

Për të dalë jashtë nga klasa nxënësve iu desh të kalonin mbi trupin e shokut të tyre të klasës.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb