RUSI- Pesë gra kanë humbur jetën gjatë të shtënave me armë në një kishë ortodokse në Dagestan të Rusisë. Nga sulmi janë plagosur pesë persona të tjerë, duke përfshirë këtu një oficer policie dhe një roje sigurimi, kanë bërë të ditur zyrtarët rusë teksa shtuan se dy prej tyre janë në gjendje kritike për jetën.

Autori i cili qëlloi me armë teksa besimtarët po largoheshin nga kisha, u qëllua për vdekje nga policia në vendngjarje. Ai u identifikua më pas si Khalil Khalilov, 22 vjeç, banor i Dagestanit. Militantët e Shtetit Islamik ISIS kanë pranuar përgjegjësinë lidhur me sulmin duke u shprehur se ka qenë një nga ushtarët e tyre.

Në vendngjarje humbën jetën katër gra, ndërsa e pesta u nda nga jeta në spital. Njëra nga viktimat ishte doktoreshë me 40 vjet eksperiencë në spitalet e Dagestanit.

“Sapo përfundoi mesha, njerëzit po fillonin të largoheshin nga kisha. Një person me mjekër vrapoi në drejtim të kishës duke bërtitur: Allahu Akbar teksa nisi të qëllonte me armë”, është shprehur prifti teksa shtoi se autori kishte në duar një pushke dhe një thikë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: