Personi që shihni në foto është biznesmeni Spiro Iljadhi, i cili u plagos nga persona ende të paidentifikuar gjatë natës në Sarandë.

Nga breshëria e automatikut mbeti i plagosur dhe një kalimtar i rastit, 33-vjeçari Mario Jani, i cili kishte shkuar për pushime në Sarandë. Ngjarja ndodhi në afërsi të një lokali, në rrugën Turizëm-Kanali Cukës në qytetin bregdetar. BalkanWeb ka siguruar foton e biznesmenit, i cili ka një lokal në qytetin bregdetar.

Mësohet se ai kishte dy emra, Spiro Iljadhi allias Ermal Iljazi, ndërsa njihej me pseudonimin ‘Ero’. Deri më tani nuk dihen motivet e ngjarjes në fjalë, ndërsa autorët pas krimit u larguan nga vendngjarja. Siç u raportua më herët 35-vjeçari u dërgua me helikopter drejt Tiranës për mjekim të specializuar. Aktualisht policia po vijon hetimet.

  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb