Zbardhet identiteti i efektivit të vrarë sot në veri të Kosovës, pas një sulmi me armë zjarri ndaj policisë, ndërkohë që dy kolegë të tij mbetën të plagosur. Ngjarja ndodhi në fshatin Banjskë të Leposaviccit. Mediat kosovare raportojnë se viktimë e sulmit mbeti rreshteri Afrim Bunjaku.

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për rastin dhe ka njoftuar se përveç Bunjakut edhe një polic është plagosur dhe një tjetër është lënduar. Në komunikatë thuhet se sipas mjekëve të dy janë jashtë rrezikut për jetë dhe janë dërguar në SHSKUK për trajtim mjekësor.

“Zyrtarët policorë të plagosur janë tërhequr nga lokacioni dhe janë transportuar në Spitalin Rajonal në Mitrovicë Jugu, ku nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e njërit nga zyrtarët policor të plagosur rëndë, ndërsa dy zyrtarë të tjerë, njëri i plagosur dhe tjetri i lënduar, sipas mjekëve janë jashtë rrezikut për jetë dhe të njëjtit janë transportuar në SHSKUK për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor.”, thuhet në njoftimin e policisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: