Nëntë anëtarë të një familjeje janë vrarë pas sulmit me dron amerikan, që kishte si shënjestër një makinë në një lagje të Kabulit, që dyshohej se i përkiste terroristëve.

Mes të vrarëve kishte dhe 6 fëmijë, më i vogli prej të cilëve ishte një vajzë 2 vjeçe, shkruan CNN. Personat e vrarë janë: Zamaray (40 vjeç), Naseer (30), Zameer (20), Faisal (10), Farzad (9), Armin (4), Benyamin (3), Ayat (2) dhe Sumaya (2).

“Ne nuk jemi ISIS apo Daesh dhe kjo ishte një shtëpi familjare, ku vëllezërit e mi jetonin me familjet e tyre”, është shprehur vëllai i njërit prej viktimave

Një zyrtar amerikan konfirmoi vendndodhjen në lagjen Khaje Bughra të Kabulit. Komanda Qendrore Amerikane tha më herët se ata po vlerësonin mundësitë e viktimave civile.

Një burrë i quajtur Ahad, i cili tha se ishte një fqinj i familjes, tha për CNN: “Të gjithë fqinjët u përpoqën të ndihmonin dhe sollën ujë për të shuar zjarrin dhe pashë që ishin 5 ose 6 persona të vdekur. Babai i familjes dhe një djalë tjetër i ri dhe kishte dy fëmijë.

Ata kishin vdekur. Ata ishin copë -copë. Kishte gjithashtu dy të plagosur”. Një gazetar afgan thotë se makinat i përkisnin familjet. Ai konfirmoi se njëri nga pjesëtarët, do të hipte në njërën nga makinat për të shkuar në një festim familjar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb