Shteti Islamik-Khorasan (IS-K), një fraksion i organizatës terroriste Shtetit Islamik, ka marrë përsipër një sulm vetëvrasës nga i cili mbetën të vdekur gjashtë persona dhe u plagosën 12 të tjerë.

Sulmi u krye pranë Ministrisë së Jashtme në kryeqytetin afgan, Kabul, më 27 mars.

Pas kthimit të talibanëve në pushtet në vitin 2021, IS-K u shfaq si rivali kryesor i talibanëve në vendin e shkatërruar nga lufta.

Zëdhënës i komandës së sigurisë së talibanëve në Kabul, Khalid Zadran, tha dje se forcat e sigurisë e panë bombarduesin dhe qëlluan drejt tij, por nuk mundën ta parandalojnë aktin.
IS-K ka organizuar disa sulme në Afganistan kohët e fundit, duke përfshirë një në janar, në të cilin një sulmues vetëvrasës vrau të paktën 10 persona pranë Ministrisë së Jashtme në Kabul, jo shumë larg vendit të sulmit të 27 marsit.

Në shtator të vitit të kaluar, Shteti Islamik mori përgjegjësinë për sulmin me bombë vetëvrasëse afër Ambasadës ruse në Kabul, ku mbetën të vdekur të paktën gjashtë persona, përfshirë dy punëtorë të Ambasadës.

Komuniteti ndërkombëtar, përfshirë Rusinë, nuk e njohin udhëheqësinë e talibanëve në Afganistan.

Militantët talibanë kanë marrë pushtetin në vitin 2021, pas largimit të koalicionit ndërkombëtar – të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara – prej Afganistanit dhe shpërbërjes së qeverisë parapake./REL

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: