Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, dënon sulmin me gur ndaj zyrave të dy partive politike në Fier, përkatësisht PS dhe PDIU.

Në një reagim në “facebook”, Duka shkruan se të gjitha partitë pjesëmarrëse në këto zgjedhje, kanë përgjegjësi edhe morale ndaj çdo shqiptari dhe të ardhmes së Shqipërisë.

“Dënojmë çdo dhunë politike, çdo keqpërdorim të aktivistëve më “CV KRIMINALE” apo mentalitet kriminal, sepse e bënë të pavlefshme çdo “fitoren partiake”. Të gjitha partitë pjesëmarrëse në këto zgjedhje, kanë përgjegjësi edhe morale ndaj çdo shqiptari dhe të ardhmes të Shqipërisë”, thekson Duka.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb