TIRANE– “Pashë tmerr me sy. Njerëz që shtypeshin me njëri-tjetrin për së gjalli nga frika për ti shpëtuar kamionit..”.

Ky ka qenë rrëfimi dramatik që vjen nga një shqiptar, i cili është gjendur në vendin e ngjarjes në Stokholm të Suedisë, ku një kamion mori para njerëz që dilnin nga një qendër tregtare. Emigranti shqiptar shton mes të tjerash se nga autoritetet flitet për një sulm terrorist dhe se gjithçka i ngjan tashmë një shtetrrethimi.

“Përshëndetje JOQ! Isha në vendngjarje dhe pashë tmerr me sy, njerëz që shtypeshin me njëritjetrin për së gjalli nga frika e kamionit, i cili ngjasonte me një bishë të etur për jetë njerëzish. Situata është bërë alarmante dhe vendi i ngjason ndonjë shtetrrethimi, po flitet se është sulm terrorist, por s’ma do mendja, sepse Suedia është shtet që pret mirë çdo fe dhe racë njerëzore, s’besoj se do zgjidhej Suedia për një sulm të tillë. Fatmirësisht unë dhe familjarët e mi jemi mirë, por sot kaluam mirë, por sot kaluam një horror, më dhimbsen shumë ata të pafajshëm që vdiqën”, pohon për JOQ shqiptari nga Suedia. Nga ngjarja në fjalë flitet për të paktën 5 të vdekur disa të plagosur.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: