UKRAINE
Ukraina ka kryer një sulm me raketa mbi shtabin qendror të flotës ruse në detin e zi, tha guvernatori i zgjedhur nga Rusia i sevastopolit, në Krime.
Ukraina ka deklaruar nga sulmi raketor i së premtes mbi Flotën e Detit të Zi në Krime, ka plagosur rëndë komandantët rusë të marinës. Moska të premten ka njoftuar se vetëm një ushtar është zhdukur pas sulmit, kurse për të plagosur nuk ka raportime.
“Armiku ka kryer një sulm me raketa mbi zyrat e shtabit qendror të flotës”, tha guvernatori i Sevastopolit, Mikhail Razvozhajev në telegram. Qendra komanduese e Flotës së Detit të Zi në qytetin port Sevastopol, konsiderohet si më e mira në marinën ruse, por se ukrainasve nuk iu desh shumë punë për ta goditur.
Burime brenda Kremlinit, kanë thënë për BBC se sulmi i të premtes është kryer me raketat Storm Shadow, që ia dorëzoi Britania e Madhe dhe Franca. Në kumtesën e ushtrisë ukrainase, thuhet se sulmi ka sjellë “dhjetëra viktima dhe të plagosur nga ana e forcave pushtuese, përfshirë komandantët e flotës”.