Presidenti francez Emmanuel Macron ka dënuar ashpër sulmin me raketa të Rusisë në qendrën tregtare në Ukrainën qendrore, duke e cilësuar si një akt “të neveritshëm”.
Me një video të postuar në profilin e tij në Twitter, ku shihen pasojat e lëna nga sulmi raketor në Kremenchuk, Macron tha se populli rus duhet “të shohë të vërtetën”.

“Bombardimi i një qendre tregtare në Kremenchuk nga Rusia është një gjë e neveritshme. Ne ndajmë dhimbjen e familjeve të viktimave dhe zemërimin përballë një mizorie të tillë. Populli rus duhet të shohë të vërtetën”, ka shkruar ai.
Kjo thirrje e Macron-it ndaj popullit rus vjen si rrjedhojë e censurës së lajmeve të vërteta nga televizionet ruse dhe propaganda tejet e lartë pro-luftës.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb