Izraeli ka goditur një shënjestër në Rripin e Gazës, si përgjigje ndaj një sulmi me raketë, kanë thënë Forcat izraelite të Mbrojtjes në orët e para të 19 prillit. “Si përgjigje ndaj sulmit nga Gaza në Izrael, ne kemi shënjestruar një qendër të prodhimit të armëve të Hamasit në Gaza”, kanë thënë autoritetet izraelite.

“Organizata terroriste Hamas është përgjegjëse për të gjithë aktivitetin terrorist që del nga Rripi i Gazës”. Izraeli e konsideron Hamasin përgjegjës për çfarëdo sulmi nga Rripi i Gazës. Organizata militante palestineze, e cila udhëheq Rripin e Gazës, është shpallur terroriste nga Izraeli, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Të hënën, 18 prill, sistemi izraelit për mbrojtje ka identifikuar një raketë të lëshuar nga Rripi i Gazës drejt Izraelit, njëherësh sulmi i parë i tillë më 2022.

Ditët e fundit, palestinezët janë përleshur me forcat izraelite të sigurisë edhe në zona të shenjta në Jerusalem. Është raportuar për disa të plagosur. Përleshjet e fundit kanë rritur edhe më shumë tensionet mes dy palëve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: