TIRANË- E ka nisur qetë, me mënyrën e vet të të folurit, por emocionet dalloheshin qartë ndërsa Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla fliste për incidentin e pakëndshëm, ku u sulmua me salcë nga një aktiviste.

Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla flet sonte për herë të parë pas episodit në emisionin “Studio e Hapur” të gazetares Eni Vasili në News24 duke u ndalur edhe tek përjetimet emocionale.

Duke kujtuar një frazë të ish-sekretares amerikane dhe kandidates për presidente Hilary Clinton, Nikolla tha se nuk e ka përjetuar personalisht por shumë seriozisht.

“Për të qenë e sinqertë në fakt kam ardhur në respekt të debatit me dy profesorët e nderuar dhe pak për të folur për atë që transmetuat. Nuk kam asnjë dëshirë për të komentuar protestuesit. Ka ikur koha kur protestuesit linçoheshin, pushoheshin nga puna, madje edhe vriteshin në bulevard. Mirelën do ta shoqërojë ky gabim, herët a vonë do ta kuptojë që ka bërë një faj. Faji, jo vetëm që derdhi në kokën time salcën por besoj se është përfshirë në një grupim politik që nuk ka lidhje me vlerat e demokracisë, lirisë. Veprimet anarkiste nuk janë ato që ne duam. Ngjarja ishte aty, në sytë e të gjithëve. Unë e përjetova live”, tha Nikolla.

“Incidenti” me ministren Nikolla ndodhi të enjten e kaluar, ku ajo ndodhej në një samit studentor të FRESSH tek Piramida.

Aktivistja kaloi përmes rreshtave dhe i hodhi në kokë salcën ministren, ndërsa më pas u shoqërua nga policia. Gjesti i aktivistes Mirela Ruko ndau edhe opinionin publik, ku një pjesë e mbështeste dhe një pjesë tjetër e shikonte si dhunë.

Çfarë ndjetë?
Shihet në pamje përjetimi im. Një mikeshë e ime më kujtoi diçka. Më dha një përgjigje të Clinton kur e pyetën se si ndihet pas sulmeve të tilla, përgjigjja e saj është “nuk e përjetoj personalisht por shumë seriozisht”, për të reflektuar, për të parë se cilat janë kërkesat.

Kishit sinjalizime?
Jo, absolutisht. Kam dëgjuar edhe ata që thanë 10 njerëz që ishin përgatitur. Ju them atyre dhe kujtdo tjetër, gjëja më e lehtë është të veprosh mbi ministren e arsimit. Unë prej 2 vjetësh nuk kam as shoqërues. Madje kam ecur edhe një pjesë rruge, se makinën e lashë larg. Ta tejkalojmë. E përsëris edhe njëherë jo personalisht shumë seriozisht.

I kam dëgjuar me vëmendje edhe pse nuk kanë kërkuar takim, por nuk ka pasur një komunikim të munguar me këtë grup. Kishin një lloj dëshire rinore për t’u përshfaqur në këto pamje heroike.

Nuk e kanë lexuar ligjin e arsimit të lartë, nuk kanë lidhje. Nuk kanë lidhje me universitetin, vetëm emrin kanë. Janë shumë larg zgjidhjeve që kërkon sistemi arsimor.

E keni parë videon?
Jo nuk kam të tilla dëshira për të parë të tilla skena. Në moshën e asaj vajze, kam vajzën time.

Çfarë ju tha vajza?
Nuk ka pasur përjetime kaq të dhimbshme. U shqetësua mamaja e moshuar, sigurisht.

Çfarë tha mamaja?
Mamasë iu afrova kur më përqafoi, i thashë se jam bërë më shijshme se kam edhe shijen e salcës.

E kuptuat në momentin e parë se çfarë ishte lënda?
Nuk e kuptova se çfarë ishte, por di që jam çuar fare normalisht, kam ecur qetësisht, në shtëpia, bëra dushin e nevojshëm dhe jam rikthyer në takimin për diplomimin e studentëve të fakultetit juridik. Unë jam sot 50 vjeç dhe jeta nuk ka qenë aq e drejtë as me ne.

Çfarë mendoni për gjakftohtësinë e saj?
Ishte një nga gabimet e jetës së saj. Edhe fal mediave është heroina e ditës…

A e ndatë me kryeministrin këtë gjë?
Unë nuk bëj shumë komente. Kryeministri ka ndjekur, fal edhe tv tuaj, ju e keni transmetuar. Jemi takuar direkt në ceremoninë e diplomimit. Po behet debate për këtë ngjarje.

Çfarë mendoni për këto lloj protestash?
Nëse me pyet si qytetare, këto nuk janë mënyrat si të protestosh. Me ato mënyra që unë mendoj që janë demokratike. Janë mënyra jo të pëlqyeshme, ca më shumë në një moshë universiteti. Janë mënyrë protestash.

Ju thatë se bën pjesë në një lëvizje ideologjike?
Është një lëvizje kthim pas në totalitarizëm, Shqipëria i ka kaluar këto faza. Ishte e trishtë që dëgjoja një pedagog të universitetit të Tiranës që thoshte se është një lëvizje që do të vazhdoj. Se do vijojmë më tej me personazhe të tjera. Në rastin e ligjit të ri për Arsimin e Lartë më duket e tepër që të pretendosh se ka munguar komunikimi me Ministren e Arsimit, pasi është një proces që ka zgjatur në kohë.

Nuk na kanë dëgjuar thonë ata?
Ata ashtu thonë. Dhe në insertin që ju thatë transmetuar se tarifat rriten. Kjo është e pavërtetë.

Ca mendoni për ata që thonë ‘po s’u bë qahmeti për këtë akt’
Mendoj seriozisht, reflektoj se pse njerëzit mendojnë kështu. Nëse binden se jemi në rrugën e duhur. Por ka dhe të tjerë që nuk mendojnë kështu. Kjo përkthehet në vendosmëri.

Për ta përmbyllur.. nëse vajza juaj s’do kishte para që të vazhdonte Masterin, si Mirela, mendoni se kjo lëvizje e justifikon gjestin?
Jo nuk mendoj kështu, si qytetare. Nuk ka privim nga e drejta e arsimit dhe s’ka pikën e lidhjes me ligjin e ri të Arsimit të Lartë. Me Mirelën nuk ka pasur asnjë ndikim. ka filluar Masterin. Rezulton se ajo nuk ka përcjell asnjë shqetësim për pagesën e Masterit. Pastaj në lidhje me pamundësinë për veshje në ligjin e arsimit të lartë nuk lidhje fare. Është viti i parë kur institucionet e arsimit të lartë kanë përcaktuar tarifat dhe ato s’janë rritur. Ligji i vjetër mundësonte një bursë.

Mirela i dinte të gjitha… këtë thoni ju?
Unë nuk di se ça dinte Mirela. Unë di të them se çfarë ka pasur ligji i vjetër.

(Jepet një insert ku Mirela ka publikuar një video në Fb e saj ku bën thirrje për protestë nesër para Ministrisë së Arsimit. Ruko bën thirrje që Nikolla të dorëhiqet) [fbvideo link=”https://www.facebook.com/mruko1/videos/1241919029215782/” width=”500″ height=”400″ onlyvideo=”1″]


Protestë për drejtësi, ju si mendoni?
Po shumë mirë. Protestë për drejtësi.

C’mendoni për kërkesën për dorëheqje?
Që kërkon Mirela dorëheqjen nuk është moment serioz. Nëse më thoni për institucionin e dorëheqjes është më serioz. Për mua personalisht e kam deklaruar publikisht se në çdo ditë të punës time e mendoj që të jetë e fundit. Dorëheqja është një institucion i shëndetshëm në demokraci.

Ju mendoni se nuk i keni këto përgjegjësi?
Nëse do fillojmë të flasim për rezultate, dhe pyetja juaj do jetë ndryshe.

Nesër që protestuesit do jenë aty, përbën problem?
Jo aspak. Ata janë djem dhe vajza shqiptare që kanë të drejtë të protestojnë.

Një qytetar thotë znj ministri: “Jam një maturant dhe nuk fitova, edhe pse kishte kuota të lira, nuk shkova në shkollë. Edhe pse u ul vija e kuqe, nuk fitova”.
Po ai e ka thënë dhe vet se pse nuk fitoi. Akuza më e madhe që më vjen mua; si një njeri i korruptuar, që po favorizoi universitete private, le të kthehemi 3 vite më parë. Kishim 44 universitete private, vetëm 13 prej tyre ishin akredituar në 2013. Nëse do ishin në parametra ligjor, dhe jo në parametra cilësor. Pas rankimit që ne bëmë, kishte institucione që funksionon si biznese. 18 prej tyre private u mbyllën. Ky është favorizim i privatit. Edhe pse në universitete publike studionin 88 % e masës së studentëve, kishim një disbalancë. shpërndarëse.

Qëndrojmë tek akuza e parë; Favorizimi i universiteteve private..
Shifrat janë shifra. Le të vijojmë me skemën e pranimeve në universitet. Nëse ju është dashur që të regjistroheni në universitet, trokitjen ta bëni tek ministria, apo qeveria. Kjo është skema që përdoret në gjithë vendet e botës, e cila pati problematikat e veta. U sulmua si një skemë, por pa të drejtë.

A ja keni çuar privatit këto maturantë?
Më lejoni ju lutem që mos ta bësh sërish këtë gabim. këto janë institucione dinjitoze që i kanë kaluar sitës së parë të verifikimit. Në universitetet publike janë regjistruar 81 % e totalisht të aplikantëve. Në universitet private janë regjistruar 4089 maturanë. Kemi të paplotësuar 3337 kuota bosh të paplotësuara. Unë respektova autonominë universitare. Janë kuota më shumë të përcaktuara nga strukturat që jep ligji. Kemi kuota të paplotësuara, por në 2668 prej tyre nuk ka garues.

MARK MARKU: KUNDËR METODAVE REVOLUCIONARE POR E KUPTOJ REAGIMIN E AKTIVISTES
Duke komentuar gjestin e aktivistes Mirela Ruko, Profesori Mark Marku tha në “Studio e Hapur” se është kundër metodave të tilla dhe se ministrja Nikolla nuk e meritonte, por se e kupton si reagim.

“E para nuk jam me metoda të tilla të reagimit dhe angazhimit politik. Rastësisht kam qenë student në dhjetor të 90-ës. Kemi reaguar në mënyrë paqësore, kemi pasur një regjim shumë të egër. Nuk jam fare dakord për metoda revolucionare. Di që një protestë paqësore edhe kur ka përballë një regjim të egër siç ishte regjimi i Enver Hoxhës pati një reagim pozitiv, pasi nuk iu përgjigj dhunës me dhunë. E kuptoj si gjest reagimi, pasi nuk mund të pretendoj që të gjithë të kenë të njëjtin perceptim për botën, të kenë të njëjtin sistem vlerash. E kuptoj si reagim. Jemi në kuadrin e një reagimi simbolik. Nuk ishte zonja ministre që e meritonte këtë lloj reagimi, si njeri, si ministre, mënyra si komunikon. Unë kam shprehur në mënyrë të vazhdueshme kundërshtinë për mënyrën si ka funksionuar ministria, por nuk ishte zonja që meritonte këtë reagim. Është adresim i gabuar. Në nivelin tjetër, duhet kuptuar. Raste të tilla para se ti heroizojmë, apo demonizojmë, apo shfaqim emocione duhet të na bëjnë të mendojmë. Mund të jetë një rast individual, por nuk është individual. Është një grup social”, tha Marku.
(m.k/ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: