ANGLI

Sulmi me thikë që shkaktoi 3 të vdekur dhe tre të plagosur rëndë në një park në jug të Londrës është konsideruar një akt terrorist.

Lajmi është bërë i ditur nga policia britanike e cila raporton se sulmi i mbrëmjes së shtunë në parkun a Reading është veprim terrorist. Për këtë sulm policia ka arrestuar si të dyshuar një 25-vjeçar nga Libia raporton BBC.

Dëshmitarët në vendngjarje tregojnë se autori i armatosur me thikë nisi të sulmonte persona të ndryshëm në park në orët e pasdites duke i zgjedhur ata rastësisht dhe pa asnjë motiv.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb