Katër fëmijët që ishin viktima të sulmit në qytetin Annecy të Francës dje, kur një sirian 32-vjeçar hyri në një kënd lojërash dhe i goditi me thikë, janë në gjendje kritike në spital. Mësohet se at janë të shtruar në Alpet Franceze dhe në Gjenevë. Në këtë ngjarje, dy të rritur mbetën të plagosur pas sulmit barbar.

Fëmijët, një 22-muajsh nga Gjermania, një 3-vjeçar nga Britania dhe tjetri 2-vjeçar – iu nënshtruan operacionit, por sipas prokurorit dhe kryebashkiakut të Annecy, ende nuk janë jashtë rrezikut. Është arrestuar autori, 32-vjeçari sirian “Abdalmasih H”, i martuar me një suedeze dhe baba i një fëmije tre vjeç. Çifti u ndanë tetë muaj më parë dhe gruaja e tij pas ndarjes nuk kishte marrë asnjë informacion prej tij. Ai dhe gruaja e tij po studionin për t’u bërë infermiere së bashku. Sipas kryeministres franceze Elizabeth Bourne, refugjati sirian ka aplikuar për azil në Suedi dhjetë vjet më parë. Të njëjtën gjë më vonë ka bërë edhe në Zvicër, Itali dhe Francë, por për shkak të aplikimeve të tjera, Franca e ka refuzuar kërkesën e tij. Ai mbante dokumente identiteti suedeze dhe një patentë shoferi suedez, tha një zëdhënës i policisë.

32-vjeçari ka lindur në janar të vitit 1991 dhe nuk ka të dhëna në polici. Atij iu gjet një kryq dhe siç ka deklaruar kur ka aplikuar për azil, ai është i krishterë me origjinë siriane dhe ka mbërritur në Suedi në tetor të vitit 2022. Gjithashtu, sipas një vendimi të prillit, i ishte dhënë statusi i refugjatit në Suedi. Nuk dihet ende motivi që e shtyhu sirianin të kryente aktin e rëndë. Sipas prokurorit, nuk ka prova se bëhet fjalë për akt terrorist, ndërsa organi i drejtësisë tha se autori nuk ka histori kriminale apo probleme të mëparshme me shëndetin mendor. Në videot e publikuara në rrjetet sociale, shihet agresori që godet dhe sulet si i përhumbur pas fëmijëve. Siç shihet në video në momentin e sulmit në Syros, një burrë tentoi të çarmatoste, parandaloi dhe shtyu sulmuesin nga këndi i lojërave.

Përpjekja e tij heroike nuk kaloi pa u vënë re, pasi shumë thonë se nëse nuk do të kishte qenë për njeriun me çantë, aktori mund të kishte lënduar më shumë njerëz. Sipas mediave franceze bëhet fjalë për një francez 24-vjeçar i quajtur Henri.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: