Futbollisti spanjoll në pronësi të Arsenalit, Pablo Mari ka reaguar nga shtrati i tij në spital pasi iu nënshtrua një operacioni të suksesshëm pas një sulmi me thikë në Milano pasditen e djeshme.

Mbrojtësi, i huazuar te klubi italian Monza, ishte një nga pesë të plagosurit në sulmin që ndodhi në një supermarket Carrefour nga italiani Andrea Tombolini, ku u vra shtetasi Luis Fernando Ruggieri.

Mari iu nënshtrua një operacioni sot për të rikuperuar dy muskuj të dëmtuar në shpinë dhe do të qëndrojë në spital për tre ditë, por do të qëndrojë jashtë fushës për të paktën dy muaj, tha klubi i tij.

Në një postim në Instagram, futbollisti shkroi: “Pas momentit të vështirë që përjetuam dje, si familja ime dhe unë duam të komunikojmë se për fat të mirë jemi të gjithë mirë dhe duam të falënderojmë të gjithë për mesazhet e mbështetjes dhe dashurisë që ne po marrim.

“Përveç kësaj, ne dëshirojmë t’i dërgojmë ngushëllimet tona familjes dhe miqve të personit të ndjerë dhe sinqerisht urojmë që të gjithë të lënduarit të shërohen sa më shpejt”, shkroi Pablo Mari në Instagram.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb