Policia e Tiranës ka dhënë një informacion zyrtar në lidhje me gjendje shëndetësore të personave që u plagosën sot me thikë në një xhami dhe jashtë saj në kryeqytet.

Ngjarja e rëndë ndodhi tek Rruga e Kavajës ‘Dine Hoxha’. Burime zyrtare bënë me dije se 5 personat e plagosur janë; Donald Koçi, rreth 35 vjeç, Mariglen Konja, rreth 22 vjeç, Kleon Jaupaj, rreth 24 vjeç, Anri Tola, rreth 26 vjeç dhe Saba Peposhi, rreth 23 vjeç.

Të pesë të plagosurit janë transportuar në spital, kanë marrë ndihmën mjekësore. Kanë dëmtime në gjymtyrë për shkak të përleshjes dhe jo dëmtime në organet kryesore.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: